ESHS: Paga mesatare për muajin shkurt është 33 720 denarë

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, indeksi i pagës mesatare mujore neto për të punësuarit, gjatë muajit shkurt 2023 krahasuar me muajin e njejtë të vitit 2022, është 113.0.

MARKETING

Description of image

Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Ndërtimtaria (21.3%), Informimi dhe komunikimi (18.5%) dhe Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (16.5%).

Ulje e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Transporti dhe magazinimi (9.7%), Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) (9.2%) dhe Veprimtaritë e patundshmërisë (6.1%).

Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit shkurt 2023, është 33 720 denarë.

MARKETING