Erdoğan viziton zonat e tërmetit: Do t’i rindërtojmë brenda 1 viti

Erdoğan viziton zonat e tërmetit: Do t’i rindërtojmë brenda 1 viti

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, vizitoi sot zonat e prekura nga tërmeti i 6 shkurtit në jug të vendit. Pasi inspektoi operacionet e kërkim-shpëtimit, presidenti turk njoftoi se numri i viktimave ka arritur në 8.574 deri tani, 49.133 kanë marrë lëndime, ndërsa 6.444 ndërtesa janë shkatërruar.

“Kemi mobilizuar të gjitha burimet tona, shteti po kryen punën e tij me bashkitë, veçanërisht AFAD, me të gjitha mjetet e tij”, njoftoi Erdoğan.

Presidenti i Türkiyes garantoi se 10 provincat e shkatërruara nga tërmeti do të rindërtohen dhe rimëkëmben nga shteti brenda 1 viti. “Rezidenca të reja do të ndërtohen brenda 1 viti në 10 provincat e prekura nga tërmeti”, tha Erdoğan.

Presidenti Erdoğan deklaroi se qytetarët e prekur nga tërmeti mund të qëndrojnë në hotele të kontaktuara në Antalia, Alanya dhe Mersin, duke shtuar se nuk i lë në rrugë nevojtarët. Gjithashtu, familjet e prekura nga tërmeti do të marrin mbështetje urgjente prej 10 mijë lirash secila.

Presidenti Erdoğan u bëri thirrje qytetarëve dhe medieve të mos u japin rëndësi provokatorëve, por për informata zyrtare të ndjekin vetëm Autoritetin e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe të Emergjencave – AFAD. /TRT Albania/

MARKETING