Erdoğan dhe Putin diskutojnë masat për dërgimin në Afrikë të miellit rus të prodhuar në Turqi

Erdoğan dhe Putin diskutojnë masat për dërgimin në Afrikë të miellit rus të prodhuar në Turqi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, në një bisedë telefonike kanë diskutuar hapat për të filluar prodhimin e miellit në Türkiye nga drithërat ruse, me qëllim për ta dërguat atë në vendet në nevojë në Afrikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes njoftoi se në bisedën telefonike midis dy presidentëve u diskutuan “hapat konkrete në projektin e shndërrimit të drithërave ruse në miell në Türkiye dhe dërgimin e tij në vendet afrikane në nevojë”.

Më tej, njoftohet se në agjendën e dy presidentëve gjithashtu ishte edhe korridori i drithërave në Detin e Zi për të mundësuar anijet të eksportojnë mallra nga Ukraina dhe amoniakun nga Rusia, së bashku me zhvillimet e fundit në luftën në Ukrainë.

Presidenti Erdoğan gjithashtu përsëriti gatishmërinë e Ankarasë për të lehtësuar dhe ndërmjetësuar një paqe të qëndrueshme midis Rusisë dhe Ukrainës.