Erdoğan dënon djegien e Kuranit: Asnjë individ nuk e ka lirinë të ofendojë besimin e muslimanëve apo feve të tjera

Erdoğan dënon djegien e Kuranit: Asnjë individ nuk e ka lirinë të ofendojë besimin e muslimanëve apo feve të tjera

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka dënuar djegien e Kuranit në Suedi, duke theksuar se “asnjë individ nuk e ka lirinë të ofendojë besimin e muslimanëve apo feve të tjera”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ata që lejojnë akte të tilla të turpshme përpara ambasadës turke në Stolkholm nuk mund të presin lajme të mira nga Ankaraja për anëtarësimin në NATO”, tha Erdoğan.

Siç theksoi presidenti turk, djegia e Kuranit në Suedi ofendon të gjithë ata që respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njerëzve, veçanërisht muslimanët.

“Nëse ata i duan aq shumë anëtarët e grupeve terroriste dhe armiqtë e Islamit, ne i këshillojmë që t’ua dorëzojnë atyre edhe mbrojtjen e vendit”, u shpreh ai.

Presidenti Erdoğan më tej po ashtu paralajmëroi: “Nëse nuk e respektoni fenë e Türkiyes apo muslimanët, nuk do të merrni asnjë mbështetje nga ne në NATO”.

Paludan, lider i partisë Stram Kurs, nën mbrojtjen e policisë dhe me lejen e qeverisë të shtunën dogji një kopje të Kuranit jashtë ambasadës turke në Stokholm.