Erdal Rakip transferohet te Antaliaspori

Erdal Rakip transferohet te Antaliaspori

Erdal Rakip transferohet te Antaliaspori

Reprezentuesi i përkohshëm i Maqedonisë së Veriut, Erdal Rakip nga sot edhe zyrtarisht është futbollist i skuadrës së Antaliasporit që garon në Superligën e Turqisë. Rakip ka firmosur kontratë për dy vite e gjysmë, duke u bërë njëri nga përforcimet e mëdha të kësaj merkatoje dimri te Antaliaspori. “Ndjehem mirë këtu. Pres dhe besoj që kjo do të jetë një periudhë e mirë në karrierën time. E imja është që të jap kontributin tim për ekipin dhe të kemi rezultatete të mira” ka thënë Rakip në prezantimin e tij te Antaliaspori. Futbollisti shqiptar së fundmi luajti për Malmon, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Kristal Palasit dhe Benfikës.

MARKETING