Episodet në Lazio-Milan, “shpërthen” Lotito: U tejkaluan limitet, sistemi nuk është i besueshëm

Episodet në Lazio-Milan, “shpërthen” Lotito: U tejkaluan limitet, sistemi nuk është i besueshëm

Ndeshja mes Lazios dhe Milanit në Olimpico e përfunduar me rezultatin 0-1 në favor të kuqezinjve shkaktoi shumë polemika. Vendasit e mbyllën lojën me tetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Pellegrinit, Marusic dhe Guendozi.

Pas sfidës, presidenti i Lazios u ndal të fliste për mediat ndërsa nuk mundi t’i mbante nervat teksa akuzoi sistemin në Itali se tashmë është tërësisht i pabesueshëm. Lotito shkoi më tej kur theksoi se në ndeshjen mes Lazios dhe Milanit u tejkaluan të gjitha limitet duke pretenduar se klubit të tij iu bë një padrejtësi e madhe.

“Mendoj se duhet të krijohet një organ i ri që të jetë kontrollor i arbitrave, do ta ngrej këtë propozim në mbledhjet e radhës. Kur ndeshja merr këtë ngjyrim atëherë besoj se duhet të krijohet një organ i tretë dhe i pavarur sepse sistemi aktual është i pabesueshëm.

MARKETING