EMV: Nga sot deri më 5 prill reduktime minimale të shpërndarjes së energjisë ngrohëse në Shkup

Sipas kufizimeve të njoftuara të shpërndarjes së gazit natyror nga distributori Nomagaz, në periudhën nga data 1 deri më 5 prill të këtij viti do të ketë reduktime minimale të shpërndarjes së energjisë ngrohëse te shfrytëzuesit e EMV-së, Furnizim me ngrohje dhe EMV Energjetikë, informojnë nga SHA EMV.
Presim, shtojnë, se këto reduktime nuk do të ndikojnë ndjeshëm në komoditetin e konsumatorëve, përkatësisht nuk do të ketë ulje të temperaturave në banesa më të larta se 20+1 gradë Celsius.
“Arsye për kufizimin e marrjes së gazit natyror nga Bullgaria drejt Maqedonisë, siç njoftoi Nomagaz, është për shkak të kryerjes së punëve të riparimit gjatë periudhës së ngrohjes, në sistemet transportuese për shpërndarje të gazit natyror të vendeve nga Evropa Juglindore dhe gazsjellësi Rrjedha Turke”, thonë nga SHA EMV.
Për informacione shtesë, siç theksojnë, konsumatorët mund të paraqiten në Qendrën për kujdes për konsumatorët në numrat telefonik (02) 3076 200 dhe 075 400 100 në EMV Furnizim dhe në (02) 3104 872 dhe (02) 3104 816 në EMV Energjetikë.