“Emisioni 25 minuta”, Koceski: Të vdesësh nga kanceri 7 ditë pas diagnositifikimit, është tepër shpejtë edhe për këtë sëmundje

“Emisioni 25 minuta”, Koceski: Të vdesësh nga kanceri 7 ditë pas diagnositifikimit, është tepër shpejtë edhe për këtë sëmundje

Aleksandar Koceski nga Shkupi, në emisionin “25 minuta” në TV SHENJA, ka treguar për nënën e tij të cilën e ka humbur një muaj më parë në onkologji.  Ai thotë se pas dozës së parë të hemoterapisë, gjendja përnjëherë ju përkeqësua dhe pas 4-5 ditëve ka vdekur.

“Sqarim nuk më dhanë. Realisht, shëndetësisë e kemi në kaos, jo vetëm në onkologji. Ditën para se të vdes ju përkeqësua gjendja, dhe ne shkuam deri tek mjeku amë i cili na dërgoi në onkologji, unë e lajmërova ndihmën e shpejtë të cilën e kemi pritur dy orë, nga thanë se po ndërrohet turni”, tha Koceski.

Ai tha se mjekja i ka thënë atij se në tërë ndërtesën janë dy motra, dhe se vet personalisht ai mund të kujdeset më mirë për nënë sesa ata.

Ai tha se të nesërmen sërish ka shkuar në spital ku në bised me njërën nga mjeket të përfshirë në rastin, i është thënë që të shkojë në “Bukuresht për t’i blerë ilaçet e nevojshme.

“Kjo ishte e tmerrshme pasi që dhamë një tufë parash për ilaçet që i meritojmë me vet punën. Nëna ime sapo u pensionua, ajo ka punuar 40 vite dhe është turp t’i blejmë, por nuk rëndësi ajo pjesë. Menzi i gjeta në Shkup…pasi i pranoi nëna ime u zgjua u bë tjetër njeri”, tha Koceski, duke shtuar se pastaj gjatë natës, ndoshta si pasoj e asaj terapie, apo sulm në zemër apo tru, ajo ka humbur jetën.

“Aq përnjëherë njeriu nga kanceri, pra të gjejnë në afat prej shtatë ditë dhe pas shtatë ditësh të vdesësh, është vërtetë tepër shpejtë edhe për një kancer”, tha Koceski.  /SHENJA/

 

MARKETING