“Emision 25 minuta”, ministri Fatmir Mexhiti: Pacientët e onkologjisë duhet të dyshojnë, por në mandatin tim garantoj se nuk ka keqpërdorime

“Emision 25 minuta”, ministri Fatmir Mexhiti: Pacientët e onkologjisë duhet të dyshojnë, por në mandatin tim garantoj se nuk ka keqpërdorime

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti në emisionin “25 minuta” në TV SHENJA, duke folur për rastin në onkologji, ka deklaruar se pacientët gjithmonë kanë të drejtë dhe ashtu do të mbetet.

“Jam pjesë e sistemi shëndetësore, vij nga neurologjia, kam 23 vite përvojë. Këtu kam qenë gjithmonë me pacientët dhe e di si duhet me pacientët. Sa i përket onkologjisë, tash më një muaj nga hyrja e prokurorisë dhe MPB në klinikën për Onkologji, si do që të jetë, ajo çfarë unë garantoj, pyetja juaj ishte si mund të garantoni, gëzohem shukmë se edhe para ardhjes time në atë klinikë ka filluar të vihet një sistem, i cili çdo javë, të mërkurën në mëngjes në orën 08:00 konsiliumi i klinikës mban takim. Për shkak të indicie, si asnjëherë më parë, edhe me iniciativën time, MPB dhe Prokuroria hyri në onkologji dhe nuk do të ndalemi vetëm këtu, do të vazhdojmë nga tash e tutje, ja për emisionin tuaj do të ketë praktik të re në ministri. Pra, si iniciativë e imja personale, nuk do të ketë më indicie tjera, unë personalisht do t’i ndërmarr dhe kur do të kem argumente konkrete do të shkojë në prokurori dhe do t’i denoncojë”, tha ministri Mexhiti.

Ai tha se po punohet në shumë drejtime, ka indici për vepra kriminale dhe këtë do ta dorëzojë në prokurori.

Ministri tha se garanton se për shtatë muajt sa ka qenë në krye të ministrisë së Shëndetësisë nuk ka keqpërdorime.

Mexhiti tha se apelon deri tek prokuroria që sa më shpejtë të ketë rezultat nga hetimi, ndërsa bëri apel që të gjithë mjekët të mos vendohen në koshin e njejtë. /SHENJA/

MARKETING