Elmazi: Iljas Veseli më ka votuar dhe më ka premtuar mbështetje në zgjedhjet e fundit

Elmazi: Iljas Veseli më ka votuar dhe më ka premtuar mbështetje në zgjedhjet e fundit

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, në një paraqitje sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se në zgjedhjet e fundit lokale, Iljas Veseli i kishte premtuar mbështetje dhe votë.

Elmazi reagoi ndaj akuzave për “pazare nate”, duke i cilësuar ato të pabazuara dhe duke kërkuar që të sqarohet roli i Veselit në disa takime të mëhershme. Ai ngriti pyetje publike për aktivitetet e Veselit në disa data dhe vende, përfshirë takime të pretenduara në objekte komunale të opozitës më 18 qershor, në Komunën e Çairit më 17 korrik, si dhe në një restorant në Ferizaj.

“Zotëriu në fjalë i cili akuzon për pazare nate, është mirë që ta pyetni se ku ka qenë me 18 qershor, në cilën godinë të godinave të komunave opozitare asokohe që i ka udhëhequr VLEN-ni. Me 17 korrik në ora 16:00 me kë u ka takuar zotëriu në fjalë, në komunën e Çairit. Me kë u takua zotëri Veseli në Feriza në restorant Bujana. Kë e ftoi në shtëpinë e tij në Çair zotëri Veseli, 3 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale dhe kujt i premtoi se do të jetë pjesë e shumicës aktuale. Zotëri Veseli ka votu Muhamed Elmazin, në zgjedhjet e fundit. Premtim i zotëri Veselit ka qenë, më ka marrë në telefon, dhe më ka premtuar që do të më votojë mua. Jo rastësisht në vendbanimin Lubin ku shumicë dërmuese e etnikumit shqiptar janë familja e z. Veselit. Unë kam fitu3 me 1 kundrejt Blerand Ramadanit. Pasi po akuzohemi për pazare të natës, pazaret e natës i ka bërë me vetiniciativë z. Veseli”, deklaroi Elmazi.

MARKETING