Elita vazhdon me duelet e para, vëmendja te debutimi i Shkëndijës së Haraçinës

Elita vazhdon me duelet e para, vëmendja te debutimi i Shkëndijës së Haraçinës

Sezoni i ri i Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut ka nisur zyrtarisht dje me ndeshjen hapëse, ku Tikveshi shënoi fitore bindëse 5:1 ndaj Arsimit. Java e parë vazhdon sot me dy përballje interesante. Vëmendja do të jetë te debutuesja Shkëndija e Haraçinës, e cila do të zhvillojë ndeshjen e saj të parë historike në elitën e futbollit vendor. Skuadra nga Haraçina do të jetë mysafire e Strugës, në sfidën që nis në orën 17:30. Ndërkohë, nga ora 17:00, Vardari do të presë Bregallnicën në një tjetër duel të javës së parë. Xhiroja inauguruese do të mbyllet të dielën me dy takime të tjera. Sileksi do të përballet me Bashkimin, ndërsa Shkëndija e Tetovës, do ta zhvillojë ndeshjen si vendase në Shkup, ku do të përballet me Skopjen.

MARKETING