Elisa Spiropali, kryetare e re e Kuvendit të Shqipërisë

Spiropali zëvendëson në këtë detyrë Lindita Nikollën.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Spiropali u shpreh se mirënjohjen që gjithmonë e ka kuptuar si detyrim për të kthyer më shumë se sa ka marrë, e ndien si një shtysë për të bërë më shumë se sa ka mundur deri më tani.
“Mirënjohjen ua kam detyrim secilit koleg në këtë sallë dhe kryetarit të kësaj shumice, kryeministrit të vendit, njeriut më të pakënaqur nga vetja që ma besuan mua përgjegjësinë solemne të kryeshërbëtorit të këtij Kuvendit për Shqipërinë e sotme dhe Shqipërinë 2030”, u shpreh Spiropali.
Spiropali zëvendësoi në këtë detyrë Lindita Nikollën, e cila dha dorëheqje me arsyetimin e problemeve shëndetësore.
Ndërkohë gjatë fjalës së kryetares së re të parlamentit Elisa Spiropali, deputetë të opozitës vijojnë me bllokimin e foltores dhe kontestimin e zgjedhjes së Spiropalit, që u bë me votim të fshehtë elektronik.