Ekonomia globale, FMN nga Davos: Inflacioni është në rënie, pritet rritje e financave me 2.7% gjatë 2023-shit

Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar se perspektivat për ekonominë globale janë më të mira, për shkak të uljes së inflacionit.

Nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, Kristalina Georgieva tha se perspektivat janë më të mira por megjithatë nuk duhet të delirojmë.

“Mesazhi im për ekonominë është i mirë. Inflacioni duket se është në rënie.”, ka thënë Georgieva.

FMN do të publikojë dhe parashikime të përditësuara për ekonominë globale në fund të muajit janar. Nga takimi në Davos u nënkuptua që ka një përmirësim të ekonomisë, e cila pritet të rritet me 2.7% gjatë vitit 2023.

Ndërsa, presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, ka deklaruar se institucioni i saj do të “mbajë konstant kursin e këmbimit valutor” në luftën kundër inflacionit dhe paralajmëroi ministritë e financave të Evropës që të mos e vështirësojnë luftën duke ulur taksat ose duke rritur shpenzimet.

MARKETING