Egnatia shkruan historinë, shpallet kampion dhe konfirmon dominimin në Shqipëri

Egnatia shkruan historinë, shpallet kampion dhe konfirmon dominimin në Shqipëri

MARKETING

Egnatia ka arritur të shënojë fitore ndaj Partizanit me rezultat 1-0 në finalen e ‘Final four’ në Superligën e Shqipërisë, duke u shpallur kampion.

MARKETING

Sample Image

Skuadra nga Rogozhina arriti që të marr trofeun e dytë sezonal, pasi që javë më parë fitoi edhe Kupën e Shqipërisë.

Partizani e nisi takimin më mirë, duke shënau edhe gol me Archange Bintsouka, po gjytari i njohur anglez Antony Taylor anuloi golin, pasi kongolezi kishe luajtur më parë me dorë.

Në minutën e 35-të, Engatia mori epërsinë pas një aksioni model, ku Sebastjan Spahiu harkoi në zonë për ta gjetur turkun Melih Ibrahimoglu i cilin shënoi për 1-0.
Pjesa e parë nuk solli më diçka interesante edhe pse skuadrat tentuan.
Në pjesën e dytë, Egnatia dhe Partizani, kishin shumë raste të shënonin gola, por që rrjetat heshtën.
Egnatia në fund ishte ajo që festoi, duke fituar titullin e kampionit për herë të parë në histori të klubit.

MARKETING