Egjipti: Izraeli dhe Hamasi të zbatojnë pa kushte marrëveshjen e propozuar nga Bideni

Egjipti: Izraeli dhe Hamasi të zbatojnë pa kushte marrëveshjen e propozuar nga Bideni

Egjipti u bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit që të ndërmarrin hapa serioze për të përfunduar sa më parë marrëveshjen me 3 faza të paraqitur nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e cila në fazën e parë parashikon armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe zbatimi pa kushte i dispozitave të marrëveshjes, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim nga Ministria e Jashtme egjiptiane thuhet se është mirëpritur vendimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) lidhur me armëpushimin e përhershëm në Gaza, tërheqjen e plotë, shkëmbimin e pengjeve, rindërtimin e Rripit të Gazës dhe rikthimin e të zhvendosurve në vendin e tyre.

Në deklaratë përsëritet thirrja ndaj Izraelit për “përmbajtje ndaj përgjegjësive në përputhje me dispozitat ligjore ndërkombëtare dhe ndalimin e luftës që kryen kundër Rripit të Gazës”.

Izraelit dhe Hamasit u bëhet thirrje që të ndërmarrin hapa serioze për të përfunduar sa më shpejt propozimin e paraqitur nga Bideni dhe të miratuar në KS-OKB si dhe të fillojë zbatimi i dispozitave pa u vonuar dhe pa kushte.

Në KS-OKB u miratua projekt-rezoluta e paraqitur nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe e cila në fazën e parë kërkon mbështetje ndaj propozimit me 3 faza që parashikon armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Në votimin në të cilin Rusia abstenoi, projekt-rezoluta e paraqitur nga SHBA-ja mori 14 vota pro në KS-OKB-në me 15-anëtarë. Në rezolutën ku thuhet se Izraeli ka pranuar propozimin e Bidenit, iu bë thirrje Hamasit të pranojë dhe zbatojë propozimin.

Në rezolutë, në përputhje me propozimin me 3 faza, vihet në dukje se në fazën e parë do të sigurohet armëpushim i menjëhershëm, lirimi i grave, pengjeve të moshuar dhe të plagosur, shkëmbimi i pengjeve palestinezë, tërheqja e forcave izraelite nga zonat e banuara në Gaza, rritja e ndihmës humanitare, rindërtimi i shërbimeve bazë, kthimi i civilëve palestinezë në shtëpitë e tyre në të gjithë enklavën, përfshirë veriun e Gazës dhe sigurimi i kontributit ndërkombëtar të nevojshëm për strehimin.

MARKETING