Edhe Partia e turqve i bashkohet Frontit Europian

Edhe Partia e turqve i bashkohet Frontit Europian

“Jam i bindur se do të fitojmë edhe në Gostivar”. Kështu deklaroi kryetari i Partis Demokratike Turke Bejxhan Iljaz, pasi nënshkroi marrëvshjen për bashkëpunim dhe ju bashkangjit “Frontit Evropian të Ali Ahmetit. Iljaz në përgjigjen e tij se përse ka vendosur t’i bashkohet këtij koalicioni, u përgjigj se partia turke do të ketë pozicionet më të mira në histori, njofton SHENJA.

“Në periudhën kisha disa, konkretisht disa takime me subjektet tjera politike dhe propozimi i këtij Fronti ose shtrirja e dorës e zotri Ahmetit, na u duk se është më e sinqerta…Nuk është me rëndësi marrëveshja ose pozita, sepse po bisedohet shumë për pozita, por mund të them se si parti i kemi pozitat më të mira në histori”.

“Për gjëra të vogla, projekte të mëdha, ne asnjëherë as nuk i cënojmë as nuk i lëndojmë, kështu që nuk bëhet fjalë për numra, por bëhet fjalë për filozofi, për vizione dhe për ardhmëri”. Të dy kryetarët përsëritën se bashkëpunimi i tyre nuk do të jetë vetëm në këto zgjedhje, por do të vazhdoj edhe për zgjedhjet lokale”, deklaroi Ahmeti. SHENJA/

MARKETING