Edhe një masakër në Serbi! 21-vjeçari vret tetë persona dhe plagos 10 të tjerë

Edhe një masakër në Serbi! 21-vjeçari vret tetë persona dhe plagos 10 të tjerë

Një tjetër masakër ka ndodhur në Serbi, ku një 21-vjeçar ka vrarë 8 persona.

Sipas informacioneve, 21-vjeçari i biri i një oficeri të ushtrisë serbe i identifikuar si Uroš B. qëlloi me automatik tek një automjet në lëvizje pranë një fshati 60 km në jug të Beogradit dhe pas aktit ai u arratis.

Më shumë se 600 forca policore janë vënë në kërkim të autorit.
Mes viktimave, autori vrau një polic dhe motrën e tij.

Dyshohet se mes viktimave janë edhe një nga vëllezërit e tij, kunata dhe një djalë 12-13 vjeç, nipi i tij.

MARKETING