EBA dërgoi 60 avionë me ndihma humanitare në Turqi dhe Siri për të prekurit nga tërmetet

EBA dërgoi 60 avionë me ndihma humanitare në Turqi dhe Siri për të prekurit nga tërmetet

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) deri më tani kanë dërguar 60 avionë të ngarkuar me pajisje mjekësore, produkte ushqimore dhe furnizime të tjera për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmetet në Türkiye dhe Siri, transmeton Anadolu.

Agjencia zyrtare e lajmeve të Emirateve, WAM, njoftoi se ndihmat u mblodhën në kuadër të fushatës “The Gallant Knight 2” e nisur pas tërmeteve shkatërruese në rajon më 6 shkurt.

“Emiratet e Bashkuara Arabe vazhduan, për të nëntën ditë me radhë, të dërgojnë ndihma për të prekurit nga tërmetet në Siri dhe Türkiye”, tha agjencia.

Në kuadër të fushatës humanitare, 30 avionë mallrash u ngritën nga EBA për në Türkiye dhe 30 për në Siri.

Agjencia deklaroi se avionët transportuan 1.375 tonë ushqime dhe pajisje mjekësore, si dhe tenda.

WAM raporton se ekipi i EBA-së i kërkim-shpëtimit në bashkëpunim me kolegët francezë të mërkurën arritën të shpëtojnë dy të rinj në Türkiye.

Dy tërmete shkatërruese me intensitet 7.7 dhe 7.6 ballë të shkallës Rihter goditën pjesët jugore të Türkiye të hënën, më 6 shkurt, epiqendra e të cilit ishte në Kahramanmaraş.

Numri i personave të vdekur nga tërmetet në Türkiye ka shkuar në 35.418 dhe në Sirinë fqinje në 3.688.

MARKETING