E papritur! Struga dhe Shpëtim Duro ndajnë rrugët tre ndeshje para përfundimit të kampionatit

E papritur! Struga dhe Shpëtim Duro ndajnë rrugët tre ndeshje para përfundimit të kampionatit

Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum nuk do të udhëhiqen nga trajneri Shpëtim Duro. Struganët kanë ndërprerë bashkëpunimin me teknikun shqiptar tre xhiro para fundit. Njoftimin e ka bërë vet klubi përmes faqes zyrtare, ku dhe ka falenderuar Duron për kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishte pjesë e Strugës.

Njoftimi i Strugës:

FC Struga Trim Lum njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik, Shpëtim Duro. Bashkëpunimi me trajnerin Duro ndërpritet me marrëveshje të dyanshme.

Me këtë rast, FC Struga falënderon Shpëtim Duro për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën tonë në kampionatin e vendit dhe garat europiane, gjithashtu i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen.

MARKETING