E PA PRITUR, Struga largon trajnerin Zaharievski

Një lëvizje e pa pritur ka ndodhur te liderët aktual të elitës vendore të futbollit, Struga Trim Lum. Këta të fundit kanë larguar trajnerin Srgjan Zaharievskin.
Njoftimin e kanë bërë të ditur përmes faqes zyrtare.
Njoftimi i Strugës:
Faleminderit Srgjan Zaharieski
Përfundon bashkëpunimi me teknikun që na ngriti në nivele të larta.
Njoftojmë opinionin publik, tifozërinë dhe dashamirët e sportit të futbollit, se kemi shkëputur bashkëpunimin me Srgjan Zaharieskin.
Vendimi i kryesisë klubit i është njoftuar teknikut në mënyrë korrekte dhe si e tillë është pranuar.
Me teknikun nga Kriva Pallanka, Fc Struga kaloi afër 3 sezone sportive. Suksesi më i madh u arrit në vitin 2021, ku në krye me Zaharieskin arritëm të luanim në Europë (Conference League).
Edhe njëherë , faleminderit #Srle!