E diella sjell xhiron e 26-të në LPFMV

E diella sjell xhiron e 26-të në LPFMV

Xhiroja e 26-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut është në program këtë fundjavë në të cilën do të zhvillohen pesë takimet e radhës. E shtuna nuk do të sjell asnjë ndeshje, përderisa të gjitha takimet janë paraparë të luhen të dielën.

Liderët aktual të kampionatit elitar, pas kualifikimit në finalen e madhe të Kupës në mesjavë, në këtë xhiro do të luajnë në transfertë përballë Skopjes. Ekipi Shpëtim Duros do kërkojë të vazhdojë ecurinë e mirë të rezultateve në kampionat, për të mos rrezikuar kreun, ndërsa këtë fundjavë para vetes ka një kundërshtarë aspak simpatik, me Skopjen që kur luan në shtëpi krijon probleme për të gjitha ekipet favorite.

Kampionët në fuqi, Shkupi do të jenë mysafirë të Pobedës. Skuadra nga Çairi pas asaj humbje surpriziuese që e pësoi në xhiron e kaluar nga Skopje, dëshiron të përmirësojë gabimin me një fitore përballë Pobedës që do të ishte edhe e para nën drejtimin e trajnerit turk, Xhihad Arsllan.

Në ndeshjet tjera, Akademia Pandevi në Strumicë pret Rabotniçkin, Tikveshi përballet me Sileksin, përderisa Bregallnica luan me Makedonija Gjorçe Petrovin. Të gjitha takimet e xhiros së 26-të luhen të dielën, duke nisur nga ora 15:00. /SHENJA/

MARKETING