E bujshme nga Franca, PSG pezullon Lionel Messin

E bujshme nga Franca, PSG pezullon Lionel Messin

Paris Saint-Germain ka vendosur të pezullojë dy ndeshje Lionel Messin, pasi “ylli” argjentinas vendosi të udhëtonte në Arabinë Saudite pa autorizimin e klubit francez.

Sipas “L’Équipe”, Messit i ndalohet të stërvitet dy javët e ardhshme me pjesën tjetër të ekipit, si dhe do t’i mbahet paga gjatë kësaj periudhe.

Sulmuesi argjentinas do të mungojë kështu në ndeshjet me Troyes dhe Ajaccio. Ai do të mund të rikthehet në dispozicion të trajnerit Galtier për ndeshjen kundër Auxerre, e cila është planifikuar të zhvillohet më 21 maj.

Një lajm i mirë ky për tifozët e Barcelonës, që po presin me padurim kthimin e shtatë herë fituesit të Topit të Artë në “Camp Nou”, pikërisht në skuadrën ku ka shkruar historinë.

MARKETING