Dyshohet se u helmua në burg, ish-presidenti i Gjeorgjisë në gjendje të rëndë: Jam pranë vdekjes!

Dyshohet se u helmua në burg, ish-presidenti i Gjeorgjisë në gjendje të rëndë: Jam pranë vdekjes!

Ish-presidenti i Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili, në një intervistë për Sky News ka folur për gjendjen e tij shëndetësore. Ai ka treguar se po përballet me një situatë të vështirë, duke thënë se e sheh vetën shumë pranë vdekjes.

Saakashvili njihet si njeriu, i cili udhëhoqi revolucionin e 2003 kundër ndikimit sovjetik. Partia aktuale qeverisëse e ëndrrës Gjeorgjiane e mohon mundësinë se ai është helmuar, duke pretenduar se ai nuk ka ngrënë ushqim të mjaftueshëm.

Tashmë Saakashvili ndodhet në spitalin ku transferua nga burgu, pasi pretendoi se ishte helmuar.
Autoritetet gjeorgjiane nuk e lejojnë atë të transferohet për trajtim në Evropë.

“Perëndimi po vëzhgon nga afër se çfarë ndodh me Saakashvili, duke e marrë atë si një shenjë të besnikërisë së vërtetë të vendit ndaj Evropës”, shkruan Sky News.

Edhe pse ekipit të medias nuk iu lejua të futej në spital, arriti të merrte një intervistë nga ana e tij.
Për sa i përket shëndetit tij ai tha “gjithë kohën jam në shtrat, kam një dhimbje torturuese”. /abcnews.al

MARKETING