Dy nxënës të mitur në Tetovë kanë përpiluar listë me emra të nxënësve dhe kërcënime

Dy nxënës të mitur në Tetovë kanë përpiluar listë me emra të nxënësve dhe kërcënime

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, zyrtarët policorë të SPB Tetovë, në praninë e psikologut, pedagogut dhe prindërve kanë pasur bisedë informative me një të mitur dhe një djalë 11 vjet.

“Kemi vepruar pas një raportimi të mëhershëm se në tualetin në shkollën fillore në të cilën jetojnë kanë lënë letër me emra të nxënësve dhe kërcënime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga MPB shtojnë se është njoftuar Qendra për Punë dhe Politikë Sociale dhe Prokurori Publik dhe po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Kujtojmë se edhe gjatë ditës së djeshme në dy shkolla fillore kishte përpilime të “Listave të zeza” me emra të nxënësve, ndërsa këto raste vijnë pas vrasjeve që ndodhën javën e kaluar në Serbi.

MARKETING