Dy lojtarë kërkuan largimin e Contes, mediat zbulojnë emrat e “puçistëve”

Dy lojtarë kërkuan largimin e Contes, mediat zbulojnë emrat e “puçistëve”

Antonio Conte u largua nga Tottenhami zyrtarisht të dielën e kaluar, pasi prishi raportet me drejtuesit e klubit dhe një pjesë të mirë të futbollistëve.

Shpërthimi i trajnerit italian pas barazimit 3-3 me Southamptonin, vulos i edhe fundin e tij në pankinën e “Spurs”-ave, teksa nga Argjentina zbulojnë se kanë qenë dy futbollistë që kanë kërkuar shkarkimin e Contes te presidenca.
Bëhet fjalë për mbrojtësin argjentinas Christian Romero dhe sulmuesin brazilian Richarlisson, të cilët duket se ishin konfrontuar jo pak herë me Conten dhe vendosën ta transferojnë konfliktin në zyrat e presidentit Levy.
Ata i kanë kërkuar presidentit shkarkimin e Contes, ose në të kundërt do të largoheshin nga Tottenhami në fund të sezonit, duke i dhënë të kuptojë atij, se raportet mes trajnerit dhe futbollistëve, janë prishur tashmë.

Në kushte të tilla, Levy vendosi të largojë Conten dhe t’ia besojë drejtimin e ekipit, ndihmësit të italianit, Cristian Stellini, i cili do të qëndrojë deri në fund të sezonit.

MARKETING