Dvorçak: BE-ja jep ndihmë në zgjerim të bashkëpunimit mes vendeve nga Ballkani perëndimor

Dvorçak: BE-ja jep ndihmë në zgjerim të bashkëpunimit mes vendeve nga Ballkani perëndimor

Bashkimi Evropian jep ndihmë të madhe në konsolidimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes vendeve nga Ballkani Perëndimor edhe krahas efekteve negative nga lufta në Ukrainë. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet të jenë krenarë për gjithçka që kanë arritur deri më tani, që kuptohet, është rezultat i bashkëpunimit me BE-në dhe NATO-n, tha sot zëvendësministri çek i Punëve të Jashtme, Martin Dvorçak, gjatë Forumit të dytë ekonomik të Shkupit, në organizim të Forumit ekonomik Delfi dhe Asociacionit grek të biznesit.

Ai potencoi se Bashkimi Evropian mbetet e përkushtuar ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe krahas situatës me Ukrainën, dhe shtoi se qëllimi është të vazhdohet procesi i integrimit në BE.

“Çekia e mori kryesimin me BE-në në gjashtë muajt e fundit të vitit 2022 dhe unë jam gjithashtu krenar, sepse besoj se kryesimi çek ishte forcë shtytësse e shumë ndryshimeve të cilat u arritën në gjashtë muajt e fundit. Samiti mes BE-së dhe Ballkanit Peërndimor në Tiranë ishte ngjarja e parë e nivelit të lartë që ndodhi në rajon. Ai rezultoi me zhvillim pozitiv në marrëdhëniet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që ishte rezultat edhe i kryesimit të Çekisë, edhe i institucioneve të BE-së edhe i vendeve të BE-së”, tha Dvorçak.

Shtoi se gjatë kryesimit çek, u lehtësua procesi i inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë drejt BE-së dhe u vendos liberalizimi i vizave me Kosovën. Gjithashtu, potencoi, u pranua edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE.

E tërë kjo, siç tha, është sinjal i fuqishëm se BE-ja mbetet e përkushtuar edhe përkundër situatës me Ukrainën.

“Realiteti i ri gjeopolitik dhe i sugurisë ka vlerë të re në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Paraprakisht, ne u fokusuam në reforma të cilat u mundësuan vendeve të Ballkanit Perënidmor të përparojnë në procesin e inkuadrimit dhe zhvilluam bashkëpunim rajonal, si mënyrë e prëforcimit dhe integrimit të potencialit të rajonit dhe përshpejtim të procesit të reformave”, shtoi Dvorçak.

MARKETING