Dritan Bexheti: Ulja e rejtingut të Alternativës nga 3.6 % në 0.3% na alarmoi!

Dritan Bexheti: Ulja e rejtingut të Alternativës nga 3.6 % në 0.3% na alarmoi!

Më poshtë e gjeni deklaratën e plotë dërguar mediave nga Dritan Bexheti – Alternativa Tetovë:

Është e rëndësishme të punohet për të krijuar një klimë të hapur dhe të bashkëpunimit brenda partisë dhe të sigurohen mekanizmat e duhur për të trajtuar dhe adresuar problemet e ndryshme që mund të hasen. Në politikë, komunikimi i hapura dhe i ndershëm, s’i dhe marrëdhënie konstruktive me anëtarët dhe udhëheqësit, janë thelbësore për të rritur efikasitetin dhe besueshmërinë e partisë.

Nëse partia ka për qëllim të jetë një alternativë e besueshme politike, është e rëndësishme që të punohet për të përmirësuar dhe rritur strukturën, vizionin dhe programin e saj dhe të pranojë kritikat dhe sugjerimet nga anëtarët, por kjo nuk ndodh në partinë tonë dhe hasim në vesh të shurdhër nga udhëheqësia dhe menjëherë merr masa rigoroze duke përjashtuar dhe larguar anëtarët e saj. Nëse këto sfida nuk adresohen, është e mundur që partia të vazhdojë të përjetojë rënie dhe të ketë vështirësi në të ardhmen.

Ulja drastike e reitingut tw partisë Alternativa nga 3.6 % në 0.3% na vendosi në alarm që të fillojmë të reagojmë ndaj udhëheqësve që janë mbyll nëpër zyra e asesi të jenë prezent nëpër bazat e partisë. Kjo na shtyn që të reagojmë deri te udhëheqësia e partisë pasi disa nga të emëruarit nuk e kryjnë detyrën s’i duhet . Pas konsultimeve ndërmjet disa degëve, anëtarëve e funksionarëve të partisë vendosëm të bëjmë një kërkesë deri te kryetari Afrim Gashi që të zëvendësojë disa persona të cilët nuk e kryejnë detyrën ashtu siç duhet, por ne hasëm në vesh të shurdhër dhe menjëherë me përjashtim nga partia. Duhet theksuar se Kryetarin e Degës se Tetovës e emëron dhe e shkarkon Kuvendi i Degës së Tetovës.

Udhëheqësia e partisë duke mos u konsultuar me degën bazë vendosi të shkarkojë dhe përjashtojë nga partia kryetarin e degës dhe funksionarët e degës vetëm se kërkonin mobilizim të strukturave. Kjo rezultoi me mbledhjen e djeshme ku kuvendarët e Degës së Tetoves me shumicë votash vendosën që edhe më tej detyrën ta kryej Dritan Bexheti s’i Kryetar Dege. Lufta demokratike do të vazhdojë brenda partisë Alternativa për të mirën e partisë.

Kryetari Degës Alternativa -Tetovë

MARKETING