Dr. Mahmut Çevik në Shkup – rreth 400 projekte arsimore janë realizuar nga TIKA në RMV

Dr. Mahmut Çevik në Shkup – rreth 400 projekte arsimore janë realizuar nga TIKA në RMV

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), ku gjatë këtyre ditëve për vizitë zyrtare po qëndron në vend, nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik, sot janë realizuar një sërë takimesh, ndërkaq me këtë rast me pjesëmarrjen edhe të nënkryetarit Çevik, u realizuan projektet arsimore për infranstrukturën e sh.f. “Jashar Bej” në Shkup, si dhe u bë ceremonia e inaugurimit për renovimin e klasave për mësimin e gjuhës turke pranë Fakultetit të Pedagogjisë në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup.

Në ngjarjet inauguruese në Shkup,morën pjesë ambasadori i Turqisë në Shkup, z. Fatih Ulusoy, nënkryetari i TİKA-s, Dr. Mahmut Çevik, deputetë turq nga Maqedonia e Veriut, përfaqësues të institucioneve arsimore, mësues, pedagogë dhe studentë.

Kështu që në sh.f. “Jashar Bej” u bë hapja e ambienteve të reja mësimore, ku janë rregulluar dhe pajisur tre klasa (shqipe, maqedonase dhe turke) me kushte moderne dhe materiale të nevojshme për mësim. Ndërkaq, në Fakultetin e Pedagogjisë u zhvillua ceremoni inaugurimi për projektet e rinovimit të dy klasave të gjuhës turke, si dhe u bë furnizimin me pajisje didaktike.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik, theksoi se TIKA deri më tani në Maqedoninë e Veriut, ka realizuar rreth 400 projekte arsimore, me synim që nxënësit e të gjitha komuniteteve të përfitojnë kushte sa më cilësore arsimore.

Dekanja e Fakultetit të Pedagogjisë, pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi”, znj. Biljana Kamçevska, shprehu kënaqësinë për kontributin e TİKA-s në modernizimin e infrastrukturës së pedagogjisë, ndërsa drejtori i Shkollës Fillore”Jashar Beu”, z. Rahim Maksuti, falënderoi Agjencinë Turke për krijimin e tre klasave të reja, të pajisura me teknologji dhe mjete mësimore të avancuara.

MARKETING