DPHM paralajmëron se prej nesër mund të bie borë në Maqedoninë e Veriut
Nën ndikimin e masës ajrore të lagësht dhe të ftohtë prej nesër deri të hënën paradite moti do të jetë kryesisht i vranët, me paraqitje të mjegullës dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilat në disa vende dhe veçanërisht në perëndim dhe jug do të jenë më të rrëmbyeshme dhe më të dendura (mbi 50 l/m2), informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Nga aty shtojnë se në male reshjet do të jenë të borës, ndërsa të shtunën në vendet më të larta dhe në disa vende më të ulëta do të jenë të shiut dhe borës.
Në male do të formohet shtresë e borës, ndërsa veçanërisht të shtunën në pjesët perëndimore shtresa e borës do të krijohet edhe në disa pjesë të vendeve më të ulëta.