Dortmundi detyrohet ta shes yllin më të madh të skuadrës, top klubet evropiane bëjnë gati ofertat

Borussia Dortmund është duke kaluar nëpër një sezon zhgënjyes.
Përkundër se arritën deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, verdhezinjtë janë në pozitën e tetë në Bundesliga.
Kualifikimi për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve duket i vështirë dhe kësisoj Dortmund është i detyruar të shes një nga yjet më të mëdha të skuadrës për t’i shmangur penalizimeve nga Fair Play Financiar.