Dorëzohet në prokurori marrëveshja për korridorin 8 dhe 10-d

Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” e ka dorëzuar në prokurori marrëveshjen për ndërtimin dhe mbikëqyrjen e ndërtimit të korridorit 8 dhe 10-D, njofton SHENJA. Nga Prokuroria informojnë se  Ndërmarrja Rrugët Shtetërore” i ka dorëzuar  të prokuroria numrat e shpalljeve nga furnizimet publike lidhur me korridoret 8 dhe 10-D, për të cilat prokurori publik ka siguruar qasje në bazën elektronike të të dhënave të Byrosë për Furnizime Publike.

“Marrëveshja, ashtu sikur edhe përmbajtja e dokumentacionit të plotë elektronik nga Sistemi Elektronik për Furnizime Publike lidhur me të gjitha procedurat për furnizim publik ku si lëndë e marrëveshjes paraqiten korridoret 8 dhe 10-D në periudhën e ardhshme do të analizohen në drejtim të konstatimit të elementeve për kryerjen eventuale të veprës penale”, njoftojnë nga Prokuroria.  Duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për dokumentacion voluminoz, Prokuroria njofton se prokurorit dhe hetuesve do t’u nevojitet kohë për analizim dhe kontroll të të gjitha indikacioneve që me muaj janë në interes të opinionit. “Për çdo veprim që nuk do ta pengojë procedurën dhe do të mundet të ndahet me opinionin, Prokuroria në kohë do të informojë”, thonë nga Prokuroria.

MARKETING