Donald Trump shpallet fajtor, ish presidenti i parë amerikan që dënohet penalisht

Donald Trump shpallet fajtor, ish presidenti i parë amerikan që dënohet penalisht

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shpallur fajtor për 34 akuza.

Donald Trump është bërë ish-presidenti i parë amerikan që dënohet penalisht, shkruan BBC.

Në një vendim historik, ai u shpall fajtor për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të kryer mashtrime zgjedhore.

Trump ishte në qendër të një skeme për të mbuluar pagesat e “parave të heshtura” për të blerë heshtjen e një ylli porno në ditët para zgjedhjeve të 2016-ës.

Kur zbulimet nga Stormy Daniels për një lidhje seksuale me Trump kërcënuan të prishin fushatën e tij presidenciale, ai e urdhëroi avokatin e tij t’i paguante asaj 130,000 dollarë për ta mbajtur të heshtur./abcnews.al

MARKETING