Donald Trump: Lufta e Tretë Botërore nuk ka qenë kurrë kaq afër

Donald Trump: Lufta e Tretë Botërore nuk ka qenë kurrë kaq afër

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë se “Lufta e Tretë Botërore nuk ka qenë kurrë kaq afër”, transmeton Anadolu.

Në kuadër të përvjetorit të luftës Rusi-Ukrainë, Trump publikoi në faqen e tij zyrtare një video me temë “presidenti Trump do të përzë luftënxitësit dhe globalistët që rendin pas luftërave që nuk mbarojnë”.

“Lufta e Tretë Botërore nuk ka qenë kurrë kaq afër”, tha Trump.

Trump theksoi se ai është “presidenti i vetëm gjatë brezave që nuk ka filluar luftë” dhe se ka penguar luftërat duke refuzuar rekomandimet e burokratëve në Washington.

“Administrata amerikane e asaj periudhe ka mbështetur kryengritjet në Ukrainë në vitin 2014. Kemi njerëz si Victoria Nuland, zv/sekretarja amerikane e Shtetit për çështjet politike, të cilët janë bërë të fiksuar për ta afruar Ukrainën me NATO-n”, tha ai.

Trump tha se këta njerëz një kohë të gjatë rendin pas luftës ashtu si në Irak. “Këto nuk do të ndodhnin kurrë sikur unë të isha presidenti juaj”, tha Trump duke shtuar se “Duhet shpëtim nga ‘rregulli global i korruptuar’ që dominon politikën e jashtme amerikane”.

Ish-presidenti amerikan potencoi se ai është kandidat për zgjedhjet presidenciale 2024 dhe se ky rregull do të ndryshojë në mandatin e tij. “Me udhëheqjen e drejtë mund t‘i japim fund për 24 orë luftës në Ukrainë”, deklaroi Trump i cili shtoi më tej se ai do të emërojë zyrtarë të cilët vendosin interesat e SHBA-së mbi gjithçka.

MARKETING