Do të ketë VAR në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut

Do të ketë VAR në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut

Sistem VAR do të ketë në ndeshjen finale të edicionit të sivjetshëm të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Federata e futbollit në vendin tonë është duke punuar në drejtim për të sjellur sistemin VAR në ndeshjen finale e cila do të luhet me 22 maj.

Drejtuesit e “Shtëpisë së Futbollit”, mendojnë për transparenc dhe kushte super të mira për të dy finalistët e këtij edicioni dhe ditëve të fundit kanë pasur takime dhe bisedime për çështjen e VAR-it. Ekspertë të kësaj fushe së bashku me arbitra të licencuar nga FIFA kanë shqyrtuar të gjitha kushtet dhe mundësitë dhe kanë dhënë dritën jeshile se sistemi VAR mund të implementohet në takimin final të Kupës.

Zyrtarizimi i së e njejtës pritet të bëhet ditëve në vijim nga Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kujtojmë se trofeun e Kupës këtë vit do ta diskutojnë Voska Sport dhe Tikveshi, me të dyja ekipet që luajnë për herë të parë në një finale të këtij kompeticioni. /SHENJA/

MARKETING