Dita e ndeshjes: Shqipëria nikoqire e Serbisë në “Air Albania”

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sot (e shtunë) ndaj Serbisë në “Air Albania” me fillim nga ora 20:45.
MARKETING
Kjo ndeshje do të luhet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.
‘Kuqezinjtë’ deri më tani kanë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të ciklit kualifikues, ku janë përballur ndaj Anglisë dhe ndaj Andorrës.
Në takimin e parë ndaj ‘Tre Luanëve’, të besuarit e Sylvinhos pësuan humbje me rezultat 3-0, por pastaj në shtëpi arritën t’i rikuperojnë pikët e humbura në ‘Wembley’, duke mposhtur Andorrën me rezultat të pastër 3-0.
Kjo do të jetë përballja e tretë mes këtyre dy kombëtareve dhe Shqipëria do të synojë fitoren e parë pasi në dy takimet e mëparshme nuk e kanë marrë atë.
Kujtojmë se për këtë ndeshje janë ndërmarrë masa të rrepta sigurie, pasi ishin bllokuar shumë rrugë dhe përfaqësuesja e Serbisë ishte shoqëruar nga Policia e Shtetit që nga mbërritja e tyre në Rinas.