Distria Krasniqi për momentin historik: Nuk ka rëndësi ngjyra e medaljes se sa ajo që kam arritur

Distria Krasniqi për momentin historik: Nuk ka rëndësi ngjyra e medaljes se sa ajo që kam arritur

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike.

Xhudistja jonë u mposht në finale nga uzbekistanja, Diyota Keldiyorova në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Pas garës, Distria ka thënë se është shumë e lumtur për këtë arritje, ndërsa tani nuk ka rëndësi për të ngjyra e medaljes.
“Jam shumë e lumtur për këtë të arritur, nuk ka rendësi ngjyra medaljes”, deklaroi Krasniqi në një intervistë për RTK-në pas përballjes, transmeton Telegrafi.

“Kam qenë shumë e fokusuar për gjysmëfinale dhe kjo ndoshta më ka kushtuar në finale”.

“Por, prapë se pra ky është një sukses dhe natyrisht se jam shumë e lumtur”.

“Shpresoj që edhe nesër (29 korrik) edhe Nora (Gjakova) do të arrijë një sukses të madh”.

“Në çdo garë kam vetëbesim, e di se në Lojëra Olimpike garuesit kanë shumë stres, por tek unë jo, pasi jam shumë e përgatitur dhe e kam ditur se si do të shkojnë gjërat deri në finale”, shtoi më tej xhudistja nga Peja.

MARKETING