Dimitrovska: KSHPK me kërkesë të Ristovskës vendosi për përjashtimin e saj nga rasti me drejtorin e ASK-së
Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) ka zhvilluar procedurë për të konstatuar nëse anëtarja Cveta Ristovska ka konflikt interesi për të vepruar dhe vendosur në lëndën me drejtorin e ASK-së pasi vetë Ristovska ka paraqitur kërkesë për përjashtim kur ka arrit parashtresa me dyshimin për vlefshmërinë e diplomës nga Universiteti i Shkupit, thotë kryetarja e KSHPK-së Tatjana Dimitrovska duke theksuar se kolegjiumi, gjegjësisht shumica e anëtarëve të KSHPK-së, vendosi të mos e pranojë këtë vendim.
Me përgjegjësi pohoj, theksoi Dimitrovska se vendimi është bazuar në fakte. Komisioni ka vlerësuar se nuk ka arsye për pranimin e kërkesës, pasi siç tha, “universiteti nuk është objekt i procedurës, por emërimi i drejtorit të ASK-së”.
“Me profesionalizëm të plotë dhe respektim të ligjit kemi marrë vendim për mospërjashtimin e anëtares Cveta Ristovska. Megjithatë, veprojmë në mënyrë të pavarur në përputhje me ligjin dhe në përputhje me parimet e integritetit dhe nuk dëshirojmë të lejojmë përjashtimin nga lëndët. Në këtë lëndë, theksoj ekskluzivisht, veprimi nuk është diploma e Universitetit, pra veprimi është nëse drejtori i ASK-së ka plotësuar kushtet. Nuk duhet të lejojmë ndërhyrje në kompetencat e institucioneve të tjera, në rastin e ISHT-së”, deklaroi Dimitrovska gjate pjesëmarrjes në TV Sitel.
Përgjegjësinë për një vendim të tillë, thekson Dimitrovska është e anëtarëve të Komisionit, sepse të gjitha ato vendime në Komision merren kolektivisht, me shumicë votash.
“Në këtë rast, me diplomën e lëshuar nga fakulteti, KSHPK nuk ka kompetencë ta kontrollojë atë. Dëshiroj të përmend se në punën e deritashme të Komisionit janë marrë një numër i madh vendimesh, të cilat thirren në konkluzione që janë pjesë përbërëse e procesverbalit të shërbimeve inspektuese. Ky nuk është vendimi i parë në të cilin Komisioni mbështetet në kushtet e konstatuara në procesverbalet e shërbimeve inspektuese”, ka thënë Dimitrovska.