Dimitrieska-Koçoska: Zyrtarizuam pjesën e parë të Marrëveshjes së huasë, filluam bisedimet për pjesën e dytë prej 500 milionë eurove

Dimitrieska-Koçoska: Zyrtarizuam pjesën e parë të Marrëveshjes së huasë, filluam bisedimet për pjesën e dytë prej 500 milionë eurove

Me nënshkrimin e Marrëveshjes me Bankën Eksport-Import  të Hungarisë në Budapest, u zyrtarizua pjesa e parë e Marrëveshjes së huasë në vlerë prej 500 milionë eurove, ndërsa njëkohësisht filluan bisedimet për pjesën e dytë të huasë, në vlerë prej 500 milionë eurove, ku presim që të aprovohen deri në fund të vitit.

Këtë e theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në deklaratën e saj në Budapest, me ç’rast njoftoi se mjetet sipas Marrëveshjes së nënshkruar do të jenë në dispozicion javën e ardhshme.

“Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje duhet t’i dërgojmë dokumentet për pagesën zyrtare të mjeteve dhe tashmë kemi fiilluar bisedimet për 500 milionë euro të tjera shtesë, të cilat presim t’i aprovojnë deri në fund të vitit dhe më pas të paguhen në fillm të vitit të ardhshëm. Me këto mjete do të rifinancohej euroobligacioni që do të maturohet në muajin janar të vitit 2025”, theksoi ministrja e Financave.

Ajo vlerësoi se kemi të bëjmë me një përkrahje shumë të rëndësishme nga Qeveria e Hungarisë. “Bëhet fjalë për mjete të siguruara në 100 ditët e para edhe atë me kushte shumë të favorshme, përkatësisht norma e interesit është vetëm 3.25%, e cila është shumë e ulët krahasuar me normat e interesit shumë më të larta në tregjet ndërkombëtare”, tha ministrja Dimitrieska-Koçoska.

Ajo ritheksoi se mjetet do të destinohen për kompanitë private përmes Bankës Zhvillimore dhe bankave komerciale, si dhe për projektet infrastrukturore duke përfshirë edhe komunat.

“Në këtë mënyrë, siç tha, realisht presim përkrahje shumë më të madhe për ekonominë, zhvillim më të madh dhe realizim të asaj që veçse ka filluar, ose të asaj që do të fillojë të realizohet dhe që kemi premtuar në kuadër të programit gjatë fushatës zgjedhore”,  deklaroi ajo.

Ministrja e Financave dje në Budapest, në emër të Qeverisë, nënshkroi Marrëveshjen e huasë me Bankën Eksport-Import të Hungarisë e cila është në përputhje me Ligjin e Huamarrjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut me Hua nga Banka Eksport-Import të Hungarisë, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar mbi bazën e Marrëveshjes së huasë për financimin buxhetor dhe financimin për qëllime të përgjithshme.

MARKETING