Dimitrieska – Koçoska: Vazhdon masa për TVSH të ulur për dizelin dhe akcizën deri më 2 nëntor 2026
Qeveria ka vazhduar zbatimin e masave për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për naftën dizel nga 18% në 10%, si dhe uljen e akcizës për karburantet. Masat do të jenë në fuqi deri më 2 nëntor 2026.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Facebook.
Sipas ministres, vazhdimi i këtyre masave synon të zbusë presionet mbi çmimet me pakicë të derivateve të naftës, si dhe të lehtësojë barrën financiare për qytetarët dhe ekonominë.
“Vazhdojmë t’i ndjekim me kujdes zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe të ndërmarrim masa në kohë për mbrojtjen e standardit të jetesës dhe ruajtjen e stabilitetit ekonomik”, ka theksuar Dimitrieska-Koçoska.
Me këtë vendim, autoritetet synojnë të zbusin ndikimin e lëvizjeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare të naftës te konsumatorët dhe bizneset vendore.

