Dhjetëra investime të reja nga Turqia! Mickoski: Erdogan premtoi se edhe kompani tjera do të investojnë në RMV

Dhjetëra investime të reja nga Turqia! Mickoski: Erdogan premtoi se edhe kompani tjera do të investojnë në RMV

Kryeminstri Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar edhe dhjetëra investime të reja nga Turqia, të cilat siç tha, do të vijnë në Zonat Industriale-Teknologjike Zhvillimore të vendit. Ai tha se pas forum biznesit të mbajtur në Stamboll, ka marrë premtimin nga Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan që edhe kompani të tjera do të vijnë të investojnë në Maqedoni.
“Sa i përket investitorëve tjerë potencial që eventualisht do të vinin nga Turqia, si rezultat i biznes forumit që e organizuam, në periudhën që pason pres disa dhjetëra investime potenciale që do të operacionalizohen. Presidenti Erdogan, personalisht më tha se do të angazhohet që sa më tepër investitorë turq të vijnë te ne, në Maqedoni, a detyra jonë si ekonomi është që këtë ta pranojmë, duke hapura vende të reja të punës dhe ata që janë jashtë shtetit do të përpiqemi që përmes vendeve të reja të punës të paguara mirë, t’i kthejmë në shtëpi”, ka deklaruar Mickoski.

MARKETING