Derisa Biden qëndroi në Kieiv, dy aeroplanë vëzhgimi të ushtrisë amerikane fluturonin pranë kufirit polako-ukrainas

Derisa Biden qëndroi në Kieiv, dy aeroplanë vëzhgimi të ushtrisë amerikane fluturonin pranë kufirit polako-ukrainas

Të paktën dy aeroplanë vëzhgimi Boeing E-3D Sentry të forcave ajrore të SHBA-së, qarkulluan pranë kufirit polako-ukrainas, gjatë vizitës së presidentit amerikan Joe Biden në kryeqytetin ukrainas.

Këta lloj të aeroplanëve të vëzhgimit, operojnë si sisteme të paralajmërimi dhe kontroll i hershëm në ajër, transmeton Telegrafi.

Aeroplanët gjurmojnë kërcënimet ‘hyrëse’, të tilla si raketat, duke përdorur antenat e tyre të radarit. Gjithashtu mund të kryejnë detyra të tjera mbikëqyrëse dhe komunikuese.
Aeroplanët kanë qarkulluar afër kufirit ukrainas për të zbuluar çdo kërcënim, ndërsa presidenti i SHBA ishte në Ukrainën e shkatërruar nga lufta.


Ata filluan të monitorojnë zonën mbrëmë në orën 22:00 me orën ukrainase, rreth kohës kur Biden filloi udhëtimin e tij në Ukrainë.

Të dhënat e gjurmimit të fluturimeve nuk tregojnë se nga janë nisur aeroplanët, dihet vetëm se ata janë parë për herë të parë mbi Poloni, shkruan Sky News.
Kujtojmë se sot lideri amerikan mbërriti pa paralajmërim në kryeqytetin e Ukrainës, ku u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Me atë rast, ai njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën, në vlerë 500 milionë dollarë dhe sanksione të reja kundër elitave ruse.

MARKETING