Deri të premten temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë, gjatë fundjavës do të bien
![Deri të premten temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë, gjatë fundjavës do të bien](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2024/01/rty.webp)
Deri në fund të ditës, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, më e shprehur përgjatë Vardarit. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 4 deri 13 gradë.
Vijon periudhë e motit me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë mesatare, përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore e përforcuar nga drejtimi verior. Përkohësisht vranësirat do të rriten dhe do të ketë kushte për reshje lokale. Gjatë dy ditëve të ardhshme temperatura e ditës do të jetë në rritje të lehtë, ndërsa pastaj gjatë fundjavës do të bie.
Deri të dielën temperatura më e ulët do të jetë minus 9, ndërsa më e larta 13 gradë.