Deri të mërkurën mot shumë i nxehtë në Maqedoninë e Veriut

Deri të mërkurën mot shumë i nxehtë në Maqedoninë e Veriut

Nën ndikim të masës së ngrohtë ajrore, në ditët në vijim moti do të jetë shumë i nxehtë. Temperatura e ditës në pjesën më të madhe të vendit do të tejkalojë 35 gradë, njoftoi DPHM.

Temperaturat e mëngjesit do të jenë në interval prej 13 deri në 24 gradë, ndërsa të ditës maksimale do të arrijnë deri në 39 gradë.
Paraqitje e izoluar e shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave pritet nesër në pjesët perëndimore në orët e pasdites dhe të shtunën nga mesi i ditës. Të dielën dhe të hënën veçanërisht përgjatë Vardarit do të fryjë erë veriore.

MARKETING