Denver Nuggets kaluan në finale të Konferencës Perëndimore

Denver Nuggets kaluan në finale të Konferencës Perëndimore

Basketbollistët e Denver Nuggets kanë kaluar në finalen e Konferencës Perëndimore në ‘play-off’-in e NBA.

Skuadra e Mike Malone mposhti Phoenix Suns, me rezultat bindës, 125:100, si mysafirë në “Footprint Center” në Phoenix dhe kaloi në raundin tjetër me serinë e fitoreve 4:2.

Në finalen e Konferencës, Nuggets e presin fituesin e serisë mes LA Lakers dhe Golden State Warriors. Lakers kanë epërsi 3:2 në këtë seri.
Denveri shfrytëzoi në maksimum mungesën e dy titullarëve të Phoenix, Chris Paul dhe Deandre Ayton, të cilët nuk arritën të rikuperohen nga lëndimet.
Fituesi u vendos qysh në pjesën e parë. Denveri e përfundoi çerekun e parë me epërsi 44:26, derisa në pushim shkoi me një rezultat tejet të lartë, 81:51.

Lojtari më i mirë i Denverit, si zakonisht, ishte Nikola Jokic, me 32 pikë, 10 kërcime, 12 asistime. Në kampin fitues, përveç Jokiqit, kanë shkëlqyer edhe Jamaal Murray, me 26 pikë dhe Kentavious Caldwell-Pope, me 21 pikë.

Ndërsa te Phoenix, Cameron Payne u dallua me 31 pikë, derisa Kevin Durant shtoi 23 pikë.

MARKETING