Dënim me kusht për ish-kryetaren e Antikorrupsionit, Tatjana Dimitrovska

Dënim me kusht për ish-kryetaren e Antikorrupsionit, Tatjana Dimitrovska

Gjykata Themelore Penale në Shkup e shpalli fajtore ish-kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, për veprat penale zbulim i sekretit zyrtar dhe falsifikim kompjuterik.

Për këto vepra, gjykata i shqiptoi një dënim unik me kusht prej një viti burg, i cili nuk do të ekzekutohet nëse gjatë tre viteve të ardhshme ajo nuk kryen një vepër tjetër penale.

Fajtor u shpall edhe revizori Mile Stolevski për veprën penale falsifikim kompjuterik. Atij iu shqiptua një dënim me kusht prej gjashtë muajsh burg.

Ndërkohë, e akuzuara e tretë në këtë rast, Biljana Petrovska-Manteva, u lirua nga akuzat, pasi gjykata vlerësoi se prokuroria nuk kishte arritur ta dëshmonte fajësinë e saj.

Në arsyetimin e vendimit, gjykata theksoi se zbulimi i informatave zyrtare cenon integritetin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe përbën shkelje të detyrës zyrtare.

Vendimi nuk është i formës së prerë. Palët kanë të drejtë të paraqesin ankesë në Gjykatën e Apelit brenda afatit ligjor prej tetë ditësh.

MARKETING