Delegacioni nga RMV dhe RUTEV u takuan me nënkryetarin e TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik

Delegacioni nga RMV dhe RUTEV u takuan me nënkryetarin e TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik

RUTEV vizitoi TIKA-në

Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Fondacionit të Turqve të Rumelisë – Fuat Donmez, së bashku me delegacionin e tij dhe anëtarët e rinj të bordit, sot kanë realizuar takim me nënkryetarin e TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik. Gjatë takimit në fjalë, u bisedua mbi projektet e realizuara nga RUTEV në Ballkan dhe bashkëpunimet e mëtejme me Agjencionin Turk për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA.

Përveç RUTEV edhe Delegacioni nga RMV realizoi vizitë zyrtare me TIKA

Delegacioni nga Maqedonia e Veriut, i përbërë nga Prof. Dr. Adnan Ismaili(shef i katedrës së Orientalistikës në Universitetin e Tetovës), Prof. Dr. Sulejman Baki (pedagog në departamentin e Turkologjisë pranë Universitetit të Tetovës), njëherazi edhe kryetar i shoqatës “Ensar”, Husrev Emin – kryetar i shoqatës “Köprü” dhe kryetari i SHK “Vizioni – M”, Taxhudin Shabani, sot gjatë qëndrimit të tyre në Ankara, janë takuar me nënkryetarin e TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik. Gjatë këtij takimi, u bisedua mbi bashkëpunimet disavjeçare me TIKA-në, projektet ndërvëllazërore të tyre në trojet e Ballkanit.

Agjencioni Turk për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA, është njëra ndër institucionet më të zëshme turke në nivel rajonal dhe botëror, e cila njihet me projektet e saja kulturoro-arsimore për shqiptarët dhe hemisferën ballkanike. Ndryshe, njëri ndër emrat më pikant që mban firmën e projekteve shqiptaro-turke në Ballkan, padyshim që është nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik.

MARKETING