Dëgjohet shpërthim në Iranin jugor pas deklaratave të Trumpit
Mjë shpërthim u dëgjua të mërkurën në mbrëmje në qytetin jugor iranian Bandar Abbas, sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve Mehr, transmeton Anadolu.
Nuk u dhanë detaje lidhur me natyrën e shpërthimit.
Presidenti amerikan Donald Trump tha më herët se Washingtoni do ta godasë Iranin “me shumë gjasa” sërish të mërkurën në mbrëmje, pas sulmeve amerikane gjatë natës në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve kundër anijeve në Ngushticën e Hormuzit.

