De Bruyne u gjuajt me shishe nga tifozët e Arsenalit, Federata angleze nis hetim

De Bruyne u gjuajt me shishe nga tifozët e Arsenalit, Federata angleze nis hetim

Kevin de Bruyne ishte njëri prej protagonistëve të mëdhenj të sfidës së luajtur në “Emirates” mbrëmë, ku Manchester City fitoi me rezultat 3:1 ndaj Arsenalit.

Ylli belg e shënoi golin e parë të “Citizens” dhe më pas ishte protagonist i një përplasjeje me Mikel Artetan, të cilin e shtyu pasi trajneri spanjoll e largoi me këmbë topin që donte ta kapte belgu.

Por, jo vetëm kaq, raporton mediumi britanik “Sky Sports UK”, përcjell “Gazeta Express”.

Federata Angleze e Futbollit e ka nisur një hetim për gjësendet, mbi të gjitha shishet plastike të hedhura në drejtim të përfaqësuesit belg nga ana e tifozëve të Arsenalit, derisa ai ishte duke u larguar nga fusha pasi ishte zëvendësuar.
Pra, “Gunners” pritet të gjobiten për këtë veprim të tifozëve të tyre, të cilët ishin të revoltuar pasi skuadra e tyre po humbiste nga kampioni aktual i Anglisë.

MARKETING