Daut Beqiri: Pas 50 vitesh pritje, shpresë, sakrificë dhe besim, sot u bë realitet një ëndërr

Daut Beqiri: Pas 50 vitesh pritje, shpresë, sakrificë dhe besim, sot u bë realitet një ëndërr

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka uruar KF Shkëndija Haraçinë për suksesin historik të arritur sot, pasi klubi siguroi inkuadrimin në Ligën e Parë.

“Sot u bë realitet një ëndërr e pritur për gjysmë shekulli. Pas 50 vitesh pritje, shpresë, sakrificë dhe besim, KF Shkëndija Haraçinë arriti suksesin më të madh në historinë e saj dhe siguroi promovimin në Ligën e Parë”, deklaroi Beqiri.

Ai theksoi se kjo fitore i takon jo vetëm futbollistëve dhe stafit të klubit, por edhe të gjitha gjeneratave që kontribuan ndër vite për ta mbajtur gjallë klubin, si dhe tifozëve që nuk reshtën së besuari.

“Sot Haraçina feston. Ky është një moment krenarie për gjithë komunën dhe për çdo sportdashës që e ka mbështetur Shkëndijën në rrugëtimin e saj”, u shpreh Beqiri.

Në fund, ai uroi klubin për suksesin historik me mesazhin: “Nga sot, historia flet kuqezi. Forca Shkëndija!”.

MARKETING