Danimarka, mbi 2.5 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Danimarka, mbi 2.5 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Danimarka planifikon të rrisë shpenzimet e saj për ndihmën ushtarake për Ukrainën me 2.59 miliardë dollarë gjatë këtij viti dhe të ardhshëm.

Kështu u shpreh kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, shkruan Sky News.

Danimarka, me një popullsi prej më pak se gjashtë milionë, në mars krijoi një fond prej 1 miliard dollarësh për ndihmën ushtarake, civile dhe të biznesit për Ukrainën në vitin 2023.

Zonja Frederiksen, e parë si një pretendente e mundshme për t’u bërë shefja e re e NATO-s, i tha radios publike daneze se qeveria planifikoi të rrisë fondet si këtë vit ashtu edhe vitin e ardhshëm.

“Ky kontribut i madh do të forcojë më tej aftësitë luftarake të forcave të armatosura të Ukrainës në afat të shkurtër dhe afatmesëm”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

MARKETING